Rreth orës 11:00, të shtunën, ka ndodhur një incident në Beograd, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje kur një burrë për arsye të paqarta i është afruar pjesëtarit të xhandarmërisë i cili ndodhej në një shtëpi afër ambasadës izraelite në Beograd dhe e ka qëlluar me hark dhe shtiza.
Pas plagosjes, një pjesëtar i xhandarmërisë ka arritur t’i kundërpërgjigjet sulmuesit dhe e ka goditur atë dhe si pasojë e plagëve të marra, sulmuesi ka ndërruar jetë.
Polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente në gjendje të vetëdijshme, ku do të kryhet një operacion.
Siç thuhet më tej, po hetohen të gjitha rrethanat e sulmit në ambasadën izraelite dhe motivet e mundshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se një person i panjohur, identiteti i të cilit është duke u përcaktuar, ka qëlluar me hark një pjesëtar të xhandarmërisë i cili ishte në detyrë për të siguruar ambasadën izraelite.
“Pjesëtari i xhandarmërisë M.J (1990) ka përdorur armën në vetëmbrojtje dhe ka mposhtur sulmuesin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Polici i plagosur është transportuar në Qendrën Emergjente. Do të kryhen të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme”, ka thënë Daçiq.