Vriten 8 ushtarë izraelitë në Gaza, hapet një tjetër pikë kufitare për ndihmat

Vijojnë të ashpra luftimet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit në zona të ndryshme të Gaza.

Sipas të dhënave më të fundit, vetëm gjatë 24 orëve që lamë pas 8 ushtarë izraelitë humbën jetën, duke e çuar në 112 numrin e fataliteteve në radhët e ushtrisë që prej nisjes së luftimeve.

Ndërkohë, autoritetet kanë lejuar për herë të parë nga 7 tetori hapjen e pikës kufitare të Karem Salem, e cila ndodhet mes Izraelit, Rripit të Gazës dhe Egjiptit.

Me rihapjen e kësaj pike, 180 kamionë me ndihma humanitare hynë në Gaza për të asistuar banorët në nevojë për gjithçka tashmë.