Vriten 12 persona gjatë një përleshje gjelash në Ekuador

Të paktën 12 persona janë vrarë në një të shtëna në një vend ku po zhvillohej një ndeshje gjelash në Ekuador, njoftoi policia të premten.

Mediat lokale raportuan se disa burra të armatosur, të veshur me uniforma ushtarake, hynë në vendngjarje dhe filluan të qëllonin ndaj të pranishmëve.

Sulmi ndodhi në zonën mes provincave Manabi dhe Santo Domingo de los Tsachilas, tha shefi i policisë, Renan Miller Rivera.

Ai shtoi se ka edhe të plagosur që janë dërguar në spitale, por nuk dha një numër të saktë.

Policia po heton nëse ky krim ka lidhje me përplasjet mes grupeve kriminale, shkruajnë mediat.

Shkalla e vrasjeve në Ekuador është rritur nga 5.8 për 100 mijë banorë në vitin 2017 në 50.7 kohët e fundit.

Banda të fuqishme të narkotikëve po përhapen në këtë vend dikur relativisht të sigurt. Presidenti i rizgjedhur së fundmi, Daniel Noboa, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur forcat e armatosura në terren për të luftuar bandat.