Shkruan: Luljeta Ajrullai magjistre e shkencave sociologjike
Në univers eksiztojnë të ashtuquajtura vrima të zeza. Një vrimë e zezë është një rajon në hapësirë-kohë që shfaq efekte gravitacionale aq të forta saqë asgjë, madje as grimcat dhe rrezatimi elektromagnetik siç është drita nuk mund të largohen nga brendësia e saj. Vrimat e zeza gëlltisin gjithçka që hyn në të për ta shpërbërë.Teorema e përgjithshme e relativitetit parashikon se një masë mjaftueshmërisht kompakte mund të shformojë hapësirë-kohën për të formuar një vrimë të zezë. Vrima të zeza janë mbetjet e yjeve antikë që kanë pushuar së ekzistuari. Këto janë fenomene që ndodhin në univers shumë larg nga ne dhe njohuritë që kemi.
Kur jemi te termi vrimë e zezë, ne në Maqedoni kemi shumë vrima të zeza. Vrima në rrugë dhe nëpër autostrada, vrima në sistem, vrima në drejtësi,vrima në gjygjësor, vrima në arsim, vrima në shëndetësi, vrima ne ekonomi, vrima në mbrotje, vrima në siguri, vrima në kulturë, vrima në ligje, vrima në institucione, vrima në tendera, vrima në para, vrima në zgjedhje, vrima në politikë, vrima në kokë. Në faktë, politikanët e shndëruan Maqedoninë në një vrimë të zezë të madhe në Ballkan dhe askush nuk bartë përgjegjësi për atë. Politikanët tonë vijnë në funksione, shkaktojnë vrima të cilat e pengojnë funksionimin normal të qytetarëve, dhe pastaj largohen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërsa qytetarëve u mbetet të ballafaqohen dhe mundohen me pasojat nga vrimat. Qeveria e fundit vendin tonë e shnëdroi në një vrimë të zezë tragjike siç nuk ka askund në botë. Për vetëm dy muaj u dogjën të gjallë 59 qytetarë, burra, gra dhe fëmijë, edhe askush nga pushtetarët nuk barti përgjegjësi për këto tragjedi të mëdhaja. Thonë se ende investigohet. Edhe para dy vite ndodhi tragjedi ku humbën jetën 16 persona, edhe sot e kësaj dite nuk ka përgjegjësi. Ky shtet nuk është vrimë e thjeshtë por është vrimë mbi vrimat. Shembull pa precedent. Në këtë vend jonormalja konsiderohet normale. Antivlerat janë shndëruar në vlera. Analfabetët dhe kriminogjenët janë funksionarë në pozita të larta shtetërore. Në këtë vend partitë politike janë qendra për punësim. Askush më nuk mendon për shtetin dhe pët të mirën e përgjithëshme. Secili e sheh vetëm interesin personal, pasurimin e shpejtë në menyra joligjore duke grabitur dhe uzurpuar para dhe prona publike. Në këtë vend ata individë, afaristë, ndërmarrje, institucione publike që më se shumti i shkaktojnë dëm popullit, ata qe udhëheqin me këtë shtet pikërisht këto i shpërblejnë me avansime ne punë, me rritje të rrogave, me bonuse, me subvencione, përfitime të ndryshme dhe benefite të tjera. Në kohë krize botërore me pandeminë, funksionarët të lazdëruar dhe të papjekur në këtë shtet bëjnë luks dhe blejnë vetura të shtrenjta, ndërtesa, banesa, shtëpi, vila, orë dore dhe çka mos, të gjitha këto i bëjnë me para dhe në kurriz të popullit nga i cili një numër i madh nga varfëria nuk mund të sigurojë as egzistencën elementare të familjes së vet.
Pra siç mund ta shihni të nderuar, vrimat në këtë shtet nuk kanë fund. Pushtetarët e shnëdruan Maqedoninë në një vrimë të madhe të zezë e cila përngjanë me ato vrimat e zeza në univers. Dhe tash imponohet pyetja si mundet një vrimë e zezë të integrohet në Bashkimin Evropian?




