Vrau vëllain dhe kunatën, raportohet se Muskurti vuante nga probleme të shëndetit mendor

Pas përfundimit të seancës gjyqësore për Arsen Muskurtin, i cili vrau vëllain dhe kunatën, dy ditë më parë në Tiranë u zbulua se autori kishte dhe probleme të shëndetit mendor.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha se Muskurti mjekohej që prej vitit 2018, ndërkohë që armën e krimit e kishte me leje prej të paktën 5 vitesh.

“Avokati ka pretenduar se kjo është një ngjarje që mund të parandalohej dhe një krim i paralajmëruar pasi janë 7 kallëzime që autori i krimit Arsen Muskurti ka depozituar në Policinë e Shtetit kundër vëllait të tij dhe kunatës, kallëzime këto që sipas avokatit mbrojtës nuk janë marrë parasysh nga organet shtetërore,” – sqaroi Ferhati.

Kallzimet në polici janë bërë për shkak të konflikteve, ndërsa viktimat Dritani dhe Nora, sipas avokatit, e kanë kërcënuar Arsenin deri te fëmijët.

30 ditë burg, kërkoi avokati i cili kërkon një ekspertizë psiqike klientit të tij pasi është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gjyqtari dhe prokurori konfirmuan se dëshmitë e Muskurtit kanë qenë ta paqarta sa i takon motivit të krimit.