Vrasje e dyshimtë në rrugën Shkupi

Një person dyshohet se ka vrarë sot veten në Prishtinë, në afërsi të “Spitalit Amerikan”, raporton Gazeta Metro.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Shkupi” ne Prishtinë, gjendet një person pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

“Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën mashkull M.Sh 82 vjeç, i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

Ahmeti po ashtu ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion dhe njësitet policore janë duke u ndërmarre me të gjitha veprimet e nevojshme për të ndriçuar rrethanat e kësaj vdekje të dyshimt.