695 rate të konfirmuara me Kovid-19 në Greqi, vdiqën 17

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Greqi, arriti në 695, pasi që sot u kumtua për 71 raste të reja, përderisa gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe dy raste të reja të vdekjes dhe numri i viktimave u rrit në 17 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kumtoi përfaqësuesi i Ministrisë greke të Shëndetësisë, profesori epidemiolog, Sotiris Ciodras, janë hospitalizuar 114 persona, prej tël cilëve 35 janë të kyçur në aparate, ndërsa janë liruar nga spitali 29 persona