Vrasja e policit shqiptar në veri, Mushkolaj ‘shpërthen’ keq ndaj Borellit dhe Lajçakut: Po i frikësohen Vuçiqit

 

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesve evropianë, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak në lidhje me deklaratat e tyre për vrasjen e policit shqiptar në veri.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se të dy po frikësohen ta quajnë krim këtë sulm, derisa shtoi se është faji i BE-së që situata është në këtë pikë.

“Pra, zyrtarët e Bashkimit Europian nuk po e quajnë krimin me emër të vërtetë – sulm terrorist. Me siguri frikësohen mos po hidhërohet Vuçiqi. Dështimi i BE’së për të mos e treguar fajtorin e vërtetë për destabilizimin e rajonit e ka sjellë situatën këtu”, shkroi Mushkolaj, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Borrell po e dënon sulmin e kryer nga një “bandë e armatosur”. Lajçak as që po e përmend nga erdhi dhe kush e kreu sulmin.

Pra, zyrtarët e Bashkimit Europian nuk po e quajnë krimin me emër të vërtetë – sulm terrorist. Me siguri frikësohen mos po hidhërohet Vuçiqi. Dështimi i BE’së për të mos e treguar fajtorin e vërtetë për destabilizimin e rajonit e ka sjellë situatën këtu.