Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria kërkon burg për 11 të arrestuarit

Në gjykatën e Elbasanit ka nisur procesi gjyqësor për dhënien e masës së sigurisë për 11 autorët që u përfshinë në shkëmbimin e zjarrit në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë, përfshirë edhe efektivë policie.

Akuza e ngritur për Arbër Paplekaj është vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, vrasje e punonjësve të policisë e mbetur në tentativë, heqje e lirisë.

Korrespondenti i Klan News, Fatos Salliu, raporton se të shoqëruarit ende janë duke u marrë në pyetje, ndërsa seanca po zhvillohet pa praninë e mediave./tvklan.al