Vrasja e Pëllumb Metës, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për djalin e tij dhe 30 vite për vajzën

Prokuroria e Durrësit ka dhënë pretencën për ngjarjen e rëndë të Shënavlash të Durrësit ku 49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij. Sipas njoftimit, Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetëshëm për djalin e tij Hysen Meta dhe dënimin me 30 vjet burg për vajzën e tij Hygerta Meta. Ndërsa me 5 vite burg është dënuar djali tjetër Amarildo Meta, kurse bashkëshortja e tij Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg.

Ngjarje e rëndë u zbulua në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024.

Njoftimi i Prokurorisë Durrës