Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të shtunën realizuan një sulm të madh mbi Iranin.
Si pasojë e këtij sulmi u vranë dhjetëra udhëheqës iranian në mesin e tyre edhe lideri suprem Ajetollahu Khamenei.
Si u vra Khamenei?
Gazetari Enis Reçica në programin e mëngjesit në Klan Kosova zbuloi detaje rreth vrasjes së Khameneit duke u bazuar në burimet e New York Times.
Khamenei ishte vëzhguar për muaj të tërë nga CIA, e pikërisht mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale atje, kishte identifikuar një takim të rrallë të udhëheqësve politik e ushtarak iranian në Teheran.
Kjo bëri që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli të nisin një sulm të koordinuar mbi rezidencën e Ali Khamenei.
Rezidenca e tij u shkatërrua nga avionët izraelitë të cilët hodhën 30 bomba duke e lënë të shkatërruar.




