Vrasja e gjyqtarit ndez debate në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet dorëheqja e Ministres së Brendshme

Sot Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet me një minutë heshtje në nder të gjyqtarit të vrarë në sallën e gjyqit.

Deputetët e opozitës atje gjatë fjalës së tyre kërkuan llogari për mungesën e masave të sigurisë në gjykata.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi dorëheqjen e ministres së Brendshme, Albana Koçiu.

Në përgjigje të kërkesës së Gazment Bardhit për dorëheqjen e ministres së Brendshme, foli ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari i cili deklaroi se është e rëndë të bësh politikë mbi vrasjet.

Lamallari akuzoi opozitën për përdorim të gjuhës së urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Duhet t’ju vijë turp”, u shpreh ai.