Vrasja e enigmatike që Gjykata Speciale do e zbardhë, “Thaçi e arrestoi me Policinë Ushtarake të UÇK-së”

Qindra vrasje gjatë dhe pasluftës në Kosovë u kryen për të mos u zbuluar kurrë.

Para dhe pas së luftës vrasjet enigmatike të kundërshtarëve politik po qëndrojnë akoma pezullë.

Disa ishin kundërshtar të pushkës në luftë, pasi ata nuk iu dorëzuan kurrë shovenistëve serbë, e as tradhtarëve shqiptarë që tradhtuan idealizmin e tyre, disa i quan në pritë e disa i vranë vet.

Por, disa të tjerë ishin kundërshtar politik, të cilët ishin dhe dhanë gjithçka për atdheun, madje edhe jetën e tyre.

Një ndër vrasjet enigmatike që akoma as trupi i tij nuk është gjetur, është vrasja e Behajdin Allaqit.

“Behajdin Allaçi dhe Shaban Shala të marr nga burgu nga dora e Thaçit dhe Veselit”

Për këtë vrasje, disa herë nga protagonistë të ndryshëm ishte akuzuar lideri politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, tashmë president i Kosovës.

Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari disa herë ka thënë se Allaqi është marr nga Thaçi e Veseli.

“Behajdin Allaçi dhe Shaban R. Shala të marr nga burgu nga dora e Thaçit dhe Veselit, nuk janë gjendur kurrë, madje as kufomat e tyre nuk u zbuluan asnjëherë. Faktikisht këtu nuk është vetëm një dyshim apo hera e parë ku Thaçi dhe Veseli akuzohen dhe dyshohen për vrasje, kidnapime, dhe tradhti. Këta liderë politik që operonin nga Tirana dhe Zvicra ku jetonin si azilanta, këta dy kryetarët tanë sot edhe disa shokë të tyre akuzohen dhe dyshohen edhe për shumë vrasje konspirative të atdhetarëve dhe komandantëve kryesorë të luftës”, kishte thënë kohë më parë ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Por tash Miftari ka reaguar edhe në Facebook për këtë çështje.

“Vrajë serbi heronj, vrajë shqiptari heronj!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose duhet me hjek dekoraten e vet që e ka shpallur hero të popullit atdhetarin Bahajdin Allaqin ose duhet me tregua ku e kanë lanë kufomen e tij dhe të Shaban Shales!”, shkruan Miftari në Facebook.

Kelmendi: Allaqin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit

Por për vrasjen e Allaqit kishte reaguar kohë më parë edhe ish anëtari i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi.

Ai përmes një letre publike drejtuar Gjykatës Speciale, ka kërkuar që të hetojë vrasjen së veprimtarit Behadin Allaqit, që sipas tij është arrestuar me urdhrin e Hashim Thaçit dhe pastaj është zhdukur nga duart e Thaçit.

“Me 11 qershor 1998 Hashim Thaçit, tani president i Republikës së Kosovës, i është dorëzuar mësuesi i filozofisë të Gjimnazit në Prizren, Behajadin Allaqi, të cilin duhet ta ketë arrestuar Policia Ushtarake e UÇK-së me urdhër të Hashim Thaçit inkompetent. Pra, tashmë është “sekret publik” se atë ditë, me duar të prangosura, e ka marrë në dorëzim Hashim Thaçi, “drejtor i drejtorisë politike” të UÇK-së, – në fakt sabotues e komplotist kundër UÇK-së, – dhe nuk dihet ku e si e ka zhdukur. Uroj të ketë gatishmëri ish-Eprori i UÇK-së, Zotëri Selim Krasniqi, për të ju informuar për dorëzimin e prangosur të Behajdin Allaqit marionetës komplotiste Hashim Thaçi, meqë ai veprim ka ndodhur në zonën ku Selimi ka qenë komandant i Policisë Ushtarake të UÇK-së”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij në facebook.

Momentet e fundit

Më 11 qershor 1998, nga Shtabi lokal i UÇK-së i Drenocit, Allaqi niset me disa përfaqësues të SHP të UÇK-së për në selinë e SHP, i cili asokohe ndodhej në Likoc të Skënderajt.

Prej kësaj date, familjes së Behajdin Allaqit dhe shokëve të tij do t´i mungojë çdo informacion lidhur me të. Që atëherë nuk dihet as vendi i rënies, as varri dhe as shenja e nishani. Prej asaj dite askush nuk di të tregojë nëse ai kishte arritur apo jo në SHP të UÇK-së.