Artisti turk ka dy fjalë për duetin me Shyhrete Behlulin

Shyhrete Behluli ka bashkëpunuar me Sinan Akcil për projektin e ri muzikor.

Kësaj kënge, dyshja do t’ia shoqërojnë edhe videoklipin, kurse titulli i saj është “Jam shqiptar” dhe u dedikohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

Ishte Shyhretja ajo e cila së fundi ndau me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e klipit, skena të së cili janë xhiruar në Stamboll.

Pas saj, artisti turk përmes një postimi në Instagram shkroi “Shume shpejt …
Per te gjithe Shqipetaret,
motrat e vllezerit Shqipetar qe jetojne ne Turqi …”. /Lajmi.net/