Vrasja e 14-vjeçarit nga Prilepi, ndalohen dy persona

Sot (01.03.2024) në orën 04:00 në fshatin Senokos, komuna e Dollnenit, zyrtarët policorë kanë ndaluar një të mitur dhe një person tjetër të moshës 21 vjeçe, që të dy nga fshati Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Përkatësisht, me datë 29.02.2024 në ora 19:37 në Drejtorinë për Punë të Brendshme (DPB) Prilep është raportuar se në Bulevardin “Goce Dellçev” në Prilep, një person është konstatuar me lëndime, më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Punonjësit policorë së bashku me prokurorin publik kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi.