Vranësira dhe reshje bore, njihuni me parashikimin e motit

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Pasdite dhe gjatë natës kryesisht në pjesët veriore do të ketë reshje të borës, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjisë.

Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -5 deri në 3, ndërsa temperature maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me erë mesatare, herë pas here me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsius.

Të shtunën do të fryjë erë e fortë veriore dhe do të ketë reshje lokale bore. Më pas në ditët në vijim do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i thatë, nga e hëna me periudha më të gjata me diell dhe ulje të temperaturave të mëngjesit.