Shkupjani arrestohet në një lokal në Q.T. “Mavrovasja”, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme në një lokal në Q.T. “Mavrovasja” në Shkup është arrestuar një person i kërkurar për vuajtjen e dënimit me burg prej 1 vit e gjysmë.

“Është privuar nga liria B.A.(58) nga Shkupi, i kërkuar me fletarrestim me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, në lidhje me nenin 392 të Kodit Penal, i dënuar me një vjet e gjashtë muaj burg”, thuhet në njoftimin e MPB-së.