Vranësira dhe reshje bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira dhe kryesisht me reshje të borës. Përgjatë Vardarit priten reshje shiu dhe bore, ndërsa në juglindje të vendit priten kryesisht reshje bore.

Në pjesën veriore dhe perëndimore pritet të bie 5 deri në 10cm borë, ndërsa në veriperëndim mbi 15cm borë shtesë.

Pasdite do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e fortë nga veriu. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -3 deri në 2, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 0 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të borës. Pasdite do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 3 gradë Celsius.