Voziste pa patentë shoferi, arrestohet 26-vjeçari në Tetovë

Një 26-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës është arrestuar nga policia më 3 maj rreth orës 14:00 në vendin e quajtur “Banjishtë”. Gjatë një kontrolli në trafik, ai u kap duke drejtuar një veturë pa patentë shofer.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur edhe marihuanë dhe një thikë, ndërsa automjeti i tij është konfiskuar nga autoritetet. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihen kallëzime përkatëse.