Voziste makinën “tapë pijan”, arrestohet kumanovari

Është arrestuar kumanovari, i cili po e drejtonte veturën në gjendje ekstremisht të alkoolizuar, edhe atë me 3.67 promila alkool. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), incident i këtillë ka ndodhur në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” (Oktomvriska Revolucija) në Kumanovë.
Paraprakisht policiët e kishin ndaluar makinën e tipit “Fiat” me targa Kumanove, të cilën e ngiste 49-vjeçari nga fshati Orxhanoc i Kumanovës.
Gjatë kontrolli policët kishin konstatuar se shoferi ishte në gjendje eksterimisht të alkoolizuar, edhe atë me 3.67 promilë alkool në gjak. Pas kësaj, policia menjëherë e kishte arrestuar shoferin duke e derguar në Stacionin policor të Kumanovës.