Policia e ndalon shoferi dhe e sekuestron veturën. Shoferi nga Tetova është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me 179 km/orë, në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është 80
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se incidenti ndodhi më 12 korrik 2026, rreth orës 19:35, në rrugën Tetovë-Gostivar, përpara kryqëzimit Vrapçishtë.
– Oficerët e policisë nga Njësia Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor të Sektorit të Çështjeve të Trafikut të Ministrisë së Brendshme, duke përdorur një automjet special përgjues, matën shpejtësinë e një automjeti në 179 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia është e kufizuar me një shenjë trafiku në 80 kilometra në orë – thotë Ministria e Brendshme.
Konform udhëzimeve (rekomandimeve) të prokurorit publik, policia e arrestoi shoferin me iniciale L.M. (27) nga Tetova dhe ia sekuestroi veturën e tipit “Mercedes”.
Lajme Voziste 179 km/orë, aty ku lejohej 80 km – shoferi arrestohet dhe...



