Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se pardje pasdite në orën 17:30 në SPB Shkup, një grua 20-vjeçare ka raportuar se rreth orës 14:30 në një dyqan në qendrën tregtare në zonën e Gjorçe Petrovit, ndërsa po provonte rroba në kabinë, ka vënë re një person të ngjitur në shkallë, i cili e shikonte teksa po vishej.
Në lidhje me incidentin, në stacionin policor është zhvilluar një bisedë zyrtare me L.J.S. (43) nga Shkupi dhe po merren masa për sqarimin e rastit.





