VOX POP: Kush e afroi vendin me NATO-n? Ja si përgjigjen qytetarët e anketuar (VIDEO)

Maqedonia e Veriut së shpejti pritet të bëhet vendi i 30-të anëtar i NATO-s. Pas miratimit të parakohshëm të Protokollit në Kuvendin e Shkupit ditën e martë, qytetarët nuk kanë më dilema se vendi shumë shpejtë do të jetë anëtar fuqiplotë i Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë. Gazeta LAJM ka zhvilluar një anketë me qytetarë të cilët thonë se anëtarësimi në NATO rrit ndjenjën e sigurisë në vend si dhe krijon më tepër hapësirë për investime nga jashtë. Politologu Xhenur Iseni, vlerësoi se më meritori për afrimin e vendit drejt NATO-s është ish kryeministri Zoran Zaev, i cili u angazhua maksimalisht për zgjidhjen e kontestit bilateral me Greqinë rreth çështjes së emrit të IRJM-së. Ndërkohë, bëhet e ditur se , procedurat për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut që kanë filluar këto ditë në Spanjë, pritet të përfundojnë brenda muajit mars me çka do të përmbyllet ky proces. Prononcimet e qytetarëve mund t’i ndiqni në videon më poshtë. /Gazeta LAJM

VOX POP: Kush e afroi vendin me NATO-n? Ja si përgjigjen qytetarët e anketuar (VIDEO)

VOX POP: Kush e afroi vendin me NATO-n? Ja si përgjigjen qytetarët e anketuar (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Thursday, February 13, 2020