Vox Pop: 20 vite nga Marrëveshja e Ohrit. A është arritur barazia e shqiptarëve në RMV?

Më 13 gusht bëhen 20 vite nga firmosja e Marrëveshjes së Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut, shkruan gazeta LAJM. Për shënimin e kësaj date të rëndësishme për vendin, Qeveria e RMV-së po mban ngjarje të ndryshme. Ndërkohë, ekipi i gazetën LAJM ka zhvilluar një anketë me qytetarë në Shkup. Një pjesë e të anketuarve thonë se Marrëveshja e Ohrit ka përmirësuar dukshëm statusin juridik të shqiptarëve në RMV, ndërsa disa të tjerë shprehen të pakënaqur. Anketën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.