Votuesit po shkojnë drejt qendrave të votimit në të gjithë Francën për raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme të thirrura nga Presidenti Emmanuel Macron, i cili rrezikon të humbasë një pjesë të aleatëve të tij qendrorë në parlament dhe të detyrohet të shohë tre vitet e mbetura të mandatit të tij presidencial në një partneritet të vështirë me të djathtën ekstreme. Pasi mori drejtimin në raundin e parë të votimit të dielën e kaluar, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) – i udhëhequr nga 28-vjeçari Jordan Bardella nën syrin vigjilent të Marine Le Pen, është më afër pushtetit se kurrë, sipas CNN. RN, dikur tabu e politikës anti-emigrante të së cilës i është dhënë një fytyrë e freskët dhe më e pranueshme nga Bardella, fitoi 33% të votave popullore në raundin e parë. Koalicioni i sapoformuar i krahut të majtë, Fronti i Ri Popullor (NFP), doli i dyti me 28%, ndërsa aleanca e Macron u rendit e treta me 21%. Por perspektiva e një qeverie të ekstremit të djathtë, e cila do të ishte e para e Francës që nga regjimi kolaboracionist Vichy gjatë Luftës së Dytë Botërore ka nxitur Ansamblin dhe NFP-në në veprim. Pas një jave negociatash politike, qindra kandidatë u larguan në vende të veçanta në përpjekje për t’i mohuar RN një shumicë absolute. Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale (02:00 ET), pasi Franca filloi procesin e zgjedhjes së 577 anëtarëve të Asamblesë së saj Kombëtare, në të cilën nevojiten 289 vende që një parti të ketë një shumicë absolute. Në parlamentin në largim, aleanca e Macron kishte vetëm 250 vende, dhe kështu kishte nevojë për mbështetje nga partitë e tjera për të miratuar ligje. Top Channel

Nga 6 korriku të gjithë emigrantët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga marrëveshja për pensionet me Shqipërinë.

Në fletoren zyrtare është publikuar marrëveshja me shtetin italian dhe klauzolat përkatëse.

Kështu, të gjithë shqiptarët që jetojnë në Itali do të përfitojnë nga Sigurimi i Përgjithshëm i Detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar si artizanë, tregtarë, fermerë dhe sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja, sigurimin e papunësisë.

Ndërsa në Shqipëri zbatohet për sigurimin për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindja dhe sigurimin e papunësisë, shkruan Tvklan.al, përcjell Klankosova.tv.

Pas datës 6 korrik, shqiptarët në prag pensioni duhet të aplikojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore në shtetin italian dhe atë shqiptar duke bërë të mundur marrjen e dy pensioneve, sipas viteve të punës që ka derdhur kontributet.

Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë. Po ashtu shqiptarët që kanë dalë në pension përpara 2024, mund të aplikojnë për të përfituar nga kjo marrëveshje.

Deri më tani Shqipëria ka negociuar dhe lidhur me marrëveshjen me 17 shtete. Negociatat së fundmi janë përqendruar me qeverinë greke.