Vota shqiptare sot mund ta lirojë Feta Halimin, Kurban Bajramin dëshiron ta presë në shtëpi

Heroi i ngjarjeve të 27 Prillit, Feta Halimi nga Orizarja e Kumanovës, sot është në pritje. Ai sot ka një shpresë, është në pritje të verdiktit të votuesit, sepse vota shqiptare nëse sjell ndryshimin, mund të përshpejtojtë lirimin nga burgu. Dëshira e tij është që Bajramin e Kurbanit në fund të këtij muaji ta presë në shtëpi pranë familjes, pas një mungese të gjatë.
Fetau thotë se me mendje edh sot është në Orizaren e tij, respektivisht te lokacioni Jurija në këtë fshat.