Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.
Ajo në orën 14:05 do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi nuk do të zhvillohet në qeveri por në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
ZKM nuk jep detaje se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë, transmeton Klankosova.tv.