Von Der Leyen: S’mund ta imagjinojmë BE-në pa Ballkanin në të

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se BE-ja pa Ballkanin Perëndimor, nuk është e plotë.

Këto komente, Ursula von Der Leyen i bëri gjatë vizitës në Spanjë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

“Të shikojmë përpara në vite dhe të imagjinojmë se di do të duket Evropa. A mund ta imagjinojmë një BE pa Ukrainën, pa Moldavinë, pa Ballkanin Perëndimor – dhe këto pjesë të Evropës të jenë nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës? E pamundshme”, deklaroi shefja e KE-së, raporton Klankosova.tv.

Ajo shtoi se drejtimi që BE-ja duhet ta marrë “është i qartë” dhe shtoi se “tani duhet të nisim të mendojmë se si të sigurohemi që Evropa të jetë e plotë, që ato vende janë pjesë e BE-së”.

Kujtojmë se sot Spanja ka marrë nga Suedia drejtimin e Presidencës së BE-së për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti. /Klankosova.tv