Von der Leyen: Mund të vaksinojmë deri në 700 milionë persona

BRUSSELS, BELGIUM - OCTOBER 2: President of the European Commission Ursula von der Leyen arrives for the second day of an EU Chief of State Summit in the Justus Lipsius building, the EU Council headquarter on October 2, 2020, in Brussels, Belgium. (Photo by Thierry Monasse/Getty Images)

Në skenarin më të mirë të mundshëm, marrëveshjet për blerjen paraprake të vaksinave antiCovid që kemi me kompanitë farmaceutike parashikojnë 20 deri në 50 milionë doza të shpërndara çdo muaj dhe nëse të gjithë kandidatët që kemi për prodhimin e vaksinave janë të suksesshëm, atëherë në 2021 do të kemi 1 miliard e 220 milionë vaksina, tha sot presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, transmeton atsh.

”Por, edhe nëse të gjithë kandidatët dështojnë, ne do të jemi në gjendje të vaksinojmë 700 milionë persona”, shtoi ajo.

”Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi sigurinë e vaksinave”, deklaroi Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp duke paraqitur strategjinë e Brukselit për koronavirusin.

Protokolli i përbashkët për testimin e udhëtarëve dhe kontributet e hershme shkencore për një qasje të përbashkët ndaj karantinës, janë disa nga nismat e njoftuara nga Komisioni Europian për të përmirësuar koordinimin midis vendeve në përgjigjen ndaj Covid-19.

Ekzekutivi i BE gjithashtu propozon të zgjasë kohëzgjatjen e “korridoret e gjelbërta” për mallra dhe po mobilizon 100 milion euro për të blerë teste të shpejta antigjene për shtetet anëtare.