Von der Leyen me qëndrim të prerë, BE bojkoton Bordin e Paqes

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të marrë pjesë në seancën inauguruese të iniciativës së Bordit të Paqes të nisur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e planifikuar për 19 shkurt.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Komisionit Evropian, Anouar El Anouni.

“Presidentja von der Leyen me të vërtetë mori një ftesë për takimin e Bordit të Paqes që do të mbahet më 19 shkurt. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar dhe ka qenë shumë i qartë që nga fillimi: kemi një numër pyetjesh në lidhje me elementë të caktuar të Kartës së Bordit të Paqes, që lidhen me fushëveprimin, qeverisjen dhe përputhshmërinë e saj me Kartën e OKB-së”, deklaroi ai.

Megjithatë, El Anouni nënvizoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara për zbatimin e një plani gjithëpërfshirës paqeje për Gazën. Në këtë kuadër, Bordi i Paqes i propozuar do të funksiononte si një administratë kalimtare në përputhje me Rezolutën 2803 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ne po angazhohemi në mënyrë aktive me Shtetet e Bashkuara për të arritur së bashku këtë qëllim”, shtoi zëdhënësi

© SYRI.net