Von der Leyen: Do t’i hapim fabrikat tona të inteligjencës artificiale për Ballkanin Perëndimor, duke filluar me dy antena në Maqedoni dhe Serbi

European Commission President Ursula von der Leyen speaks to press as she welcomes US Secretary of State (unseen) ahead of a meeting in Brussels on March 4, 2022. - NATO rejected on March 4, 2022 pleas from Ukraine to impose a no-fly zone to halt Russia's bombing, but Western allies said they were eyeing more sanctions on Moscow as it presses on with its war. Foreign ministers held emergency meetings at NATO and the European Union in Brussels, on the ninth day of Russian President Vladimir Putin's invasion of his pro-Western neighbour that has upended the global order. (Photo by YVES HERMAN / POOL / AFP) (Photo by YVES HERMAN/POOL/AFP via Getty Images)

Bashkimi Evropian (BE) ka njoftuar zgjerimin e Fabrikës Evropiane të Inteligjencës Artificiale (AIFA) në Maqedoni dhe Serbi.
Komisioni Evropian njoftoi sot zgjerimin e programit të Antenave të Fabrikës së Inteligjencës Artificiale (AIFA) në shtatë shtete anëtare dhe gjashtë partnerë të BE-së, përfshirë Maqedoninë.

Deklarata vëren se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot në Tiranë zgjerimin e fabrikave të AIFA-s në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

“Mund të njoftoj se do të hapim fabrikat tona të AI-s për Ballkanin Perëndimor. Do të fillojmë me dy antena në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, duke prezantuar një rrjet të shpejtë dixhital në të gjithë rajonin që do t’u lejojë kompanive në të gjashtë partnerët të lidhen me këto fabrika”, tha von der Leyen në një fjalim në Forumin e Investimeve në Tiranë.