Von der Leyen: BE pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

Bashkimi Europian pritet të miratojë paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë në përgjigje të sulmit të Moskës ndaj Ukrainës, tha shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen gjatë një vizite në Finlandë, sipas The Guardian.

“Ne po punojmë shumë për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb më shumë, për të zbehur kapacitetin e saj kundër Ukrainës. Dhe mund të them se po punojmë me shpejtësi për një paketë të 9-të të sanksioneve”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp.

“Dhe kam besim se shumë shpejt do të miratojmë vendosjen e një kufiri të çmimit të naftës, së bashku me G7 dhe partnerë të tjerë. Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të fitojë mbi Putinin dhe të marrë fund lufta e tij e paligjshme dhe barbare”, tha ajo.