Von der Leyen: Ballkani perëndimor e ardhmja e BE-së

epa09846777 European Commission President Ursula von der Leyen arrives for the European Council Summit in Brussels, Belgium, 24 March 2022. The European Council summit starts with the participation of US President Joe Biden to address Russia's ongoing military aggression against Ukraine. After that, Head of States will continue discussions on how best to support Ukraine in these dramatic circumstances. EPA-EFE/JULIEN WARNAND

“Ju jeni e ardhmja e BE-së tonë”. Ky ka qenë mesazhi i Ursula Fon der Lajen, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në Strazburg, për qytetarët e Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, kandidatë për anëtarësim në BE.

Cështja e eurointegrimit të vendeve të reja anëtare është një rrugë përplot me gjemba dhe ndan të 27 vendet e BE-së. Disa vende, mes tyre edhe Franca, para zgjerimit eventual, do të donin që të ndryshojë funksionimi i BE-së. Por, sic percjell KlanM, Ursula fon der Lajen është e mendimit se duhet të rimendohet politika e jashtme e BE-së.

“Për këtë shkak popujt e Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Gjeorgjisë, Ukrainës, duhet ta dijnë se janë pjesë e familjes sonë. Ju jeni e ardhmja e BE-së sonë që nuk do të jetë e plotë pa ju. Ky është mesazhi që po e çojmë” – Ursula Fon der Lajen

Duke u prononcuar për mbrojtjen e demokracisë e duke përmendur mbrojtjen e sundimit të së drejtës në BE, ajo nuk ka përmendur Poloninë ose Hungarinë, dy vendet që janë në “shënjestër” të Brukselit për cështjen e pavarësisë së gjyqësorit për Varshavën dhe për lirinë e shtypit dhe shfrytëzimin e rrejshëm të fondeve evropiane për Budapestin.

Fon der Lajen ka përmendur edhe forcar që veprojnë si “kalë Troje” duke finanuar dezinformata, me cka, minojnë demokracinë dhe vlerat evropiane.