Populli i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e meriton këtë. Ky është qëndrimi i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo tha se sot të dy vendet po hapin negociatat e anëtarësimit me BE-në. Për Von der Layen ky është një sukses i qytetarëve dhe shteteve.
“Maqedonia së shpejti do të negociojë me ne për FRONTEX. Do të forcojë bashkëpunimin tonë për migracionin. Mund të mbështeteni tek unë për t’u siguruar që kontrata do të përkthehet në maqedonisht pa fusnota. Do të ketë rritje të investimeve, përmirësim të marrëdhënieve tregtare, bashkëpunim më të mirë për energjinë dhe transportin. Dhe këtë e meritojnë dhe e kanë pritur qytetarët tuaj kaq gjatë. Keni treguar lidership dhe durim strategjik. Sidomos Edi. Ju keni treguar se jeni miq dhe partnerë të vërtetë”, tha Ursula von der Leyen.
Ajo gjithashtu theksoi se është treguar qëndrueshmëri dhe është ruajtur besimi në procesin e anëtarësimit me luftën kundër korrupsionit, konsolidimin e ligjit, shoqërinë e mirë civile si dhe reformat e shumta të cilat janë bërë në vend.




