Vogëlushi nget makinën, trimërohet të shkelë këmbësorët (VIDEO)

Një fëmijë është xhiruar nga një i rritur që me gjasë është familjar i tij, duke ngarë makinën në rrugën mes fshatrave Lluzhan e Tërrnavë të Podujevës.

Në videon e dërguar nga një lexues e që pretendon se është bërë në ditët e para të janarit, shihet se si në veturën që drejtohet nga vogëlushi janë edhe tre bashkëudhëtarë të tjerë, dy nga ta poashtu fëmijë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa dëgjohet edhe biseda mes ngasësit të ri dhe të rriturit, teksa flasin me lehtësi se si mund të shkelen këmbësorët që shihen andejpari.