Vodhën para nga bastorja, arrestohen një 18 dhe 19-vjeçar nga Shkupi

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dje, ka arrestuar dy të rinj, të moshës 18 dhe 19-vjeçare me iniciale N.M dhe M.M, që të dy nga Shkupi pasi kanë vjedhur para nga një bastore në rajonin e Kisella Vodës.

“Është vepruar ndaj denoncimit, i cili thotë se në ora 11:58 në një bastore sportive në rajonin e Kisella Vodës janë marrë para. Janë marrë masat dhe aktivitetet ku është konstatuar se për dy persona ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale. Në koordinim me prokurorin publik, personat janë mbajtur në Stacion policor në Kisella Vodë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftim, përcjell TV21.