VMRO: Ulje e kotë e TVSH-së së energjisë elektrike kur Zaev vjedh nga tenderët

Është e kotë të zvogëlohet TVSH-ja e energjisë elektrike kur Zaev vjedh nga tenderët dhe rrit çmimin e derivateve për 4 denarë. Zaev ka rritur borxhin e shtetit në mbi 7 miliardë euro, pasi që shpenzonte para për të blerë tender”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Të gjithë e pamë se si pushteti paguan shërbime për tendera, kur bëhet fjalë për para të popullit, merr gjithçka nga populli dhe ua jep të firmave që janë të afërtë me të.

Dhe tash për të mbushur buxhetin Zaev rrit tatime dhe godet xhepat e qytetarëve.

Koha është t’i japm fund ndarjeve të Zaevit dhe LSDM_së në qytetarët të rangut të parë dhe të dytë. Maqedonia për të gjithë njerëzit”, thonë nga VMRO-DPME. /SHENJA