LSDM-ja para Kovid-19 dhe tash nuk ka realizuar asnjë investim kapital i cili do të përmirësonte jetën e qytetarëve, thuhet në kumtesë e VMRO-DPMNE-së, përcjell SHENJA.
Qeveria e Zaevit nuk është e aftë të merret dhe të menaxhojë krizën ekonomike dhe atë shëndetësore.
Të gjithë katër pakot e Zaevit për të tu marrë me pasojat ekonomike nuk po japin efektin e dëshiruar. Masat janë të vonuara, të papërshtatshme dhe jofunksionale.
Kompanitë për çdo ditë apelojnë dhe ankohen se muajt e fundit mezi arrijnë të punojnë, ti mbajnë punëtorët me kapacitet të zvogëluar.
Paaftësia e Qeverisë së Zaevit për të menaxhuar ka lënë pa punë 40 mijë qytetarë që nga fillimi i krizës e deri sot për shkak politikave të të këqia të pushtetit. /SHENJA/