VMRO: Për shkak të masave të vonuara të LSDM-së, Maqedonia sërish do të lypë ushqim në rajon

Për shkak të masave të vonuara të LSDM-së, Maqedonia sërish do të lypë ushqim në rajon thonë nga VMRO.

Sipas tyre për shkak të paaftësisë së qeverisë, Maqedonia ka mbetur pa ushqim. LSDM nuk ka njohuri, plan dhe vizion për të rritur prodhimin vendor të ushqimit.

Çdo ditë që LSDM e vendos në opinion është vetëm populizëm i zhveshur dhe prezantim i masave të vonuara.

Me shpalljen e mbi 5000 hektarëve për prodhimin e kulturave strategjike, ky vit prodhues është i munguar, çka do të thotë se qeveria do të duhet të lypë sërish në rajon për sasi misri, gruri dhe miell.

Nëse LSDM-ja donte të ndërhynte me masa në kohë, duhej ta shpallte në janar tokën e lirë shtetërore për ta kapur me kohë planin e mbjelljes.