VMRO: Nëse Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë, sa para kanë marrë Zaevi dhe Filipçe për ndryshimin e emrit

“Nëse Kiro Gligorov refuzoi 100 milionë dollarë për të ndryshuar emrin e vendit siç thuhet në dokumentet e CIA-s, atëherë lind pyetja se sa para morën Zoran Zaev dhe studenti dhe miku i tij Venko Filipçe për ndryshimin e emrit, ose më saktë për përfundimin e asaj pune. Pyetja rrjedh logjikisht pas publikimeve të fundit të dokumenteve të CIA-s”. Kështu thonë nga VMRO-DPMNE, pas publikimit të informacioneve se Gligorov ka refuzuar ofertën milionëshe për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Nga VMRO-DPMNE thonë se “përveç kësaj, ekziston një situatë ku thuhet se Zoran Zaev dhe Venko Filipçe janë pasuruar jashtëzakonisht dhe në mënyrë të pashpjegueshme pas shtatë vitesh në pushtet”.

Dokumentet e CIA-s: Kiro Gligorovit i janë ofruar 100 milionë dollarë për ta ndryshuar emrin e Maqedonisë

“Kjo është e qartë nga fakti se i pari po blen aksione në kompani ajrore, dhe i dyti ka një vizë të artë në Dubai. Kjo pyetje logjike meriton një përgjigje nga disa aspekte. Së pari, është një çështje me rëndësi për shtetin dhe qytetarët, së dyti, nëse ata morën para, këto janë aktivitete të paligjshme”.

“Qytetarët meritojnë një përgjigje për këtë pyetje logjike që u hap pas publikimit të dokumenteve të CIA-s që deklarojnë se Gligorov refuzoi një ofertë për të marrë para. Pra, nëse Gligorov refuzoi, dhe e njëjta çështje u mbyll nga Zaev dhe Filipce, ata duhet të përgjigjen për sa para kryen tradhti”, thonë nga VMRO-DPMNE.