VMRO: MPB i ka dhënë të paktën 1.6 milionë euro tenderë kompanisë së Dodikut

“Qeveria lejoi një kompani nga lista e zezë amerikane që të fitojë tenderin miliona dollarësh në MPB “Kovaçevski, Osmani dhe Spasovski duhet të tregojnë se si kanë shpërndarë tenderët për kompanitë e Millorad Dodikut dhe çfarë interes biznesi ka nga kjo? Ndërkohë që qeveria akuzon qytetarët për disponim pro-rus, një kompani e diskutueshme fitoi tre tenderë me vlerë 1.643 milionë euro nga Ministria e Brendshme. Ndër të tjera, kjo kompani ka fituar tenderin për furnizimin e 1.500 kompjuterëve. Qeveria nuk sheh asgjë të diskutueshme në këtë, ashtu siç nuk pa asgjë të diskutueshme në biznesin që kishin me biznesmenin prorus Daka Davidoviq. Kjo është hipokrizia e Zaevizmit që Kovaçevski vetëm po e vazhdon. Po fajësojnë qytetarët, po fajësojnë opozitën dhe po drejtojnë miliona biznese në shkallë të gjerë”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.