VMRO: Kush beson se policia pa dijeninë e eprorëve u ka dhënë pasaporta bosëve të drogës?

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar pas konferencës për shtyp të Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskit, përcjell SHENJA.

Nga VMRO-ja opozitare thonë se “sundimi i ligjit mbaron atje ku fillojnë LSDM, Zaev dhe Spasovski.

“Cili njeri normal do të besonte se vetë nëpunëst e policisë, pa dijeninë e eprorëve të cilët u emëruan drejtpërdrejtë nga Spasovski, u lëshuan pasaporta bosëve të drogës?” Sipas Qeverisë mafioze, zyrtarët janë fajtorë për pasaportat e zotëve të drogës? Margjinalët janë fajtorë për zhvatjen e shtetit ku nuk u sqarua kurrë se ku përfunduan paratë? Askush nuk është fajtor për paratë e mëdha të Dan Donçevit që u arratis në Australi? Askush nuk është fajtor as për arratisjen e Mijallkovit?”, pyesin nga VMRO-ja? /SHENJA/