VMRO: Kovaçevski për dy ditë shtrenjtoi dizelin për 18.5 denarë, kurse benzinën për 11 denarë

Ndaj vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë me të cilin u vendos që nga mesnata e kaluar të shtrenjtohen derivatet e naftës, kanë reaguar nga partia opozitare VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se për dy ditë dizeli është shtrenjtuar për 18.5 denarë, kurse benzina për 11 denarë, gjë e cila sipas tyre është “vjedhje”.

“Ky urim i Kovaçevskit për popullin është vjedhje. Çmimet më të larta të benzinës janë shprehje e qeverisë së paaftë që të menaxhojë me krizën.

Ata vetë pranuan se e kanë ditur para katër mujash se do të shpërthejë lufta dhe nuk kanë bërë asgjë që ta mbrojnë standardin e qytetarëve”, qëndron mes tjerash në reagim.