VMRO: Jakimovski duhej të bënte konflikte politike që të shpëtojë nga proceset gjyqësore

VMRO-DPMNE ka komentuar përfshirjen e Stevçe Jakimovskit dhe Katica Janevës në Listën e Zezë të SHBA-ve, nga ku thonë se “Grushti i hekurt i LSD-së dhe BDI-së për përndjekjen politike të disidentëve Katica Janeva është bërë një fabrikë haraçi”.

“Nga ana tjetër koalicioni joformal i partnerit të LSD-së, Stevço Jakimovski i cili duhej të bënte konflikte politike vetë që të shpëtojë nga proceset gjyqësore të cilat janë hapur kundër tij, në fund pasi shpëtoi nga proceset gjyqësore, nuk shpëtoi nga Lista e Zezë e SHBA-ve”, thonë nga VMRO-DPMNE.