VMRO-ja nuk mbështet regjistrimin e popullsisë

VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështes dhe respektojë regjistrimin e popullsisë. Sipas opozitës ky regjistrim bëhet për qëllime politike të kryeministrit Zoran Zaev dhe se ndaj të njëjtit qytetarët nuk kanë besim. Opozita thotë se nëse vjen në pushtet do të realizojnë regjistrim të ri të popullsisë.

“LSDM-ja po tenton të bëj regjistrim në të cilin qytetarët dhe institucionet nuk do të kenë besim. Neve kemi qëndrim të prerë, këtë regjistrim nuk e mbështesim dhe nuk e respektojmë. Qeveria e VMRO-DPMNE-së do të bëj regjistrim të ri me standarde të EUROSTAT-it dhe OKB-së”, tha Stefan Andonovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.