VMRO-ja akuzon shumicën se po taktizon me vendin në KShZ!

Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE-ja në ClickPlus ka dërguar kritika për shumicën parlamentare, teksa ka qenë në debat me deputetin e LSDM-së, Martin Kostovski.

Lefkov ka akuzuar se po taktizohet me vendin në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Tregojeni të vërtetën se si taktizohet në Kuvend për anëtarin e KShZ-së, sepse nëse respektohen afatet ligjore për kandidim, ndërkaq në momentin kur rikonstruohej Qeveria ishte e qartë se kush ishte opozitë dhe pozitë, dhe se si ndryshimet në Komisione u bënë në përputhje me të. Kemi ndryshim ekspres të anëtarëve në Komisione. Në atë moment, nëse e keni ditur, në të njëjtin moment duhej të përfundonte procedura. Ajo që për momentin po luhet, është mbetje e lojës që e filloi Talat Xhaferi si kryetar dhe nuk ka nevojë të përfaqësohen qëndrimet e tyre nëse duam të respektohet Ligji”, tha Lefkov.