Tre muaj para zgjedhjeve, pushteti hesht për rastin “Reket 3”- kështu VMRO DPMNE e akuzon ish kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e shëndetësisë, Venko Filipçe për ndërtimin e spitalit të Shtipit. Sipas tyre, Ministria e shëndetësisë është sinonim për afera milionëshe dhe i bëri thirrje Prokurorisë publike që seriozisht ta hetoj këtë aferë.
Prej këtu, prej para ministrisë për afera dhe tenderë milionëshe, kërkojmë përgjigje. Përse pushteti hesht për “Reket 3”? Përse në Shtip ende nuk ka spital? Përse u ndal ndërtimi i spitalit? Përse është ndërprerë kontrata me nën- realizuesin? Përse nuk është aktivizuar garancia bankare e realizuesit? Përse dy herë është vazhduar afati duke mos pasur gjoba për ndërtimin e papërfunduar?”-pohoi Naum Stoillkoski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një deklarate u përgjigj në mënyrë të shpejtë se rasti “Reket 3” nuk ekziston. Sipas tij, në dy vitet e kaluara në këtë spital janë bërë përpjekje për të përfunduar projektin.
Në trillimet opozitare të ashtuquajturin “Reket 3”- nuk ka asnjë rast!- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Partia që mban shenjën e krimit më të rëndë vazhdon praktikën e vjetër – të manipulojë qytetarët me raste të krijuara. Ministria e Shëndetësisë në mënyrë institucionale hodhi poshtë të gjitha akuzat në lidhje me pohimet e publikuara paushall lidhur me realizimin e projektit për ndërtimin e Spitalit Klinik Shtip të gjitha në retrospektivë faktografike “.
Ndërtimi i spitalit të Shtipit u paralajmërua në vitin 2016 me premtim se banorët e këtij qyteti do të keni spital në vitin 2018. Ndërtimi i këtij spitali është stopuar disa herë për shkak të shkaqeve të ndryshme dhe afateve të shkelura. Paralajmërimi i fundit është se spitali do të jetë gati deri në fund të vitit 2020./Alsat