Emërimet në MPB, Çulev e Petrovska përplasen për Shkupin

Ministri teknik i brendshëm, Naqe Çulev për Alsat zbulon që Zdravko Stojkov do të jetë ndihmësi i tij për në Repartin e teknologjisë informatike dhe komunikimeve. Stojkov vjen nga Agjencia e zbulimit ndërsa emërimi i tij varet nga marrëveshja me agjencinë. Për këtë, gojarisht është informuar edhe zv/ ministrja plotësuese, Sllavjanka Petrovska. Çulev edhe më tej po i analizon emrat e krye-shefave të ri në policinë e Tetovës dhe Kumanovës. Nuk dëshiron të ngutet dhe dëshiron të zgjedh profesionistë, pa marrë parasysh përkatësisë së tyre etnike. Ai nuk e sheh si kontestuese që me policinë e Shkupit të udhëheq Riste Stavrevski, i cili ishte këshilltar i ish- ministres Jankullovska dhe që përmendej në “bombat” në kontekst të parregullsive zgjedhore.

Përkundrazi, është person që posedon certifikatë me sekret më të lartë shtetëror për posedimin e informacioneve me karakter të besueshëm dhe ajo është dhënë në periudhën e ministrit paraprak, Oliver Spasovski”-tha Naqe Çulev, ministër teknik në MPB.

Unë nuk vendosa nënshkrim në atë vendim për emërimin e kryeshefit të SPB Shkup dhe nuk do të nënshkruaj, për çfarë e njoftova ministrin Çulev. Përse ai më tej e ka përpunuar atë vendim mbetet për tu përgjigjur ai, megjithëse sipas meje është kundër Ligjit për Qeveri ku qartë thuhet se për çështjet në lidhje me zgjedhjet, si dhe çështjet ligjore, financiare dhe të personelit vendosen nga unë dhe ai së bashku”-pohoi Slavjanka Petrovska, zëvendës ministre plotësuese në MPB.

Çulev mohon se nuk ka automjete të mjaftueshme për Kabinetin e tij. Kërkon që rreth 35 vetura të kthehen për bashkëpunëtorët e tij që ata të mos detyrohen në udhëtime zyrtare të shkojnë me veturat e tyre. Ai akuzon se ish-ministri Oliver Spasovski, dy ditë para se të bëhet kryeministër teknik, i ka shpërndarë automjetet në qeveri dhe sektorë të tjerë brenda MPB-së. Çulev zbulon se si njeriu i parë i MPB-së vozitet me Audi të vitit 2002, automjet i cili ka qenë i klasit të tretë në strukturën e mëparshme. Me zëvendësministren plotësuese Petrovska të hënën do të diskutojë për shpërndarjen e automjeteve. Ajo mohon tekstin në telegramin e Çulevit. E konteston mënyrën se si ministri teknik dëshiron t’i sigurojë automjetet për kabinetin e tij në MPB. Petrovska pret që Çulevi ta tërheq telegramin. Ajo për Alsat thotë që nuk do ta kthejë automjetin. Bëhet fjalë për automjete për Presidentin e Republikës, Stevo Pendarovski dhe Kryeministrin teknik Spasovski./Alsat