Nga VMRO-DPMNE sot akuzojnë sekretarin e përgjithshëm të LSDM-së se ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve pasi një ditë pas festës “Uji i Bekuar” ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM po e fsheh këtë rast.
“LSDM duke mashtruar dhe gënjyer opinionin për kryetarin e Ohrit Kiril Pecakov, sekretari i përgjithshëm i tyre Mile Zeçeviq më 19-tin në Ohër në festën e Ujit të bekuar, pa mbrojtje, pa maskë përhapte koronë në mesin e qytetarëve të Ohrit. Mile Zeçeviq edhe zyrtarisht është pozitiv në koronavirus nga 20 janari, që do të thotë se një ditë më parë ka përhapur koronë në mesin e qytetarëve të Ohrit. I bëjmë thirrje drejtoreshës së qendrës që të dënojë publikisht veprimet e papërgjegjshme të Mile Zeçeviqit”, thuhet në reagimin e VMRO-së.