VMRO-DPMNE vlerëson se Qeveria Gruevski-Ahmeti është më meritore për anëtarësimin në NATO, se qeveria e tanishme

VMRO-DPMNE përmes një reagimi ka akuzuar qeverinë aktuale se nuk ka merita për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Në reagimin e kësaj partie vlerësohet se rrugën e Maqedonisë për në NATO e kanë hapur qeveritë e kaluara, duke përfshi edhe atë Gruevski-Ahmeti, kurse qeveria aktuale vetëm e ka ndryshuar emrin.
VMRO-DPMNE poashtu ka akuzuar qeverinë aktuale se vetëm po lavdërohet për integrimet.